Alda Bardhyli për Nobelin në Letërsi: Gluck është një autoritet i letrave botërore
Duke e cilësuar laureaten e saposhpallur të Çmimit Nobel Louise Gluck një autoritet në fushën e letrave botërore, Alda Bardhyli, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit tha se nderimi i poetes amerikane nuk ishte befasi.
“Ajo ka qenë poetja laureate e Amerikës nga viti 2003-2004, që është një çmim shumë i rëndësishëm që Amerika ia akordon çdo dy vjet një personaliteti në fushën e poezisë. Është shumë aktive në jetën publike amerikane. Është vlerësuar gjithmonë nga kritika,” deklaroi Bardhyli.
Sipas drejtores së QKLL, ishte deri diku e pritshme që këtë vit “Nobeli” të drejtohej nga poezia, pasi çdo dekadë çmimi i akordohet një poeti.
Duke komentuar mbi kandidatët më të përfolur, Bardhyli tha se emri i laureates Gluck ishte më pak i përfolur, por poezia e saj e saj cilësore është shumë e pranishme në diskutimet letrare në botë.
Bardhyli, e cila ndër të tjera është gjithashtu e fokusuar tek shqipërimet, tha me optimizëm se shpesh herë Nobeli mbetet një surprizë për audiencën.
“Shohim një rikthim të Akademisë në kostumin e vet konservator, pas kritikave të shumta që ka marrë, me këtë çmim Akademia rikthen besueshmërinë tek ky institucion i rëndësishëm i gjykimit të veprave botërore.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti