Aldo Merkoçi: Dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton, ministri duhet të dilte vetë para shqiptarëve e të merrte në dorë situatën

10 Dhjetor 2020 | 19:26

Aktivisti i shoqërisë civile, Aldo Merkoçi tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se dorëheqja e ministrit të Brendshëm nuk është e mjaftueshme për të shuar protestën që vijon prej dy ditësh në kryeqytet. Sipas tij, mënyra se si u dha dorëheqja ishte e vonuar, por edhe e pamenxhuar mirë.

“Rama ishte jashtë vendit, por jam i bindur se ky ministër, që nuk është se ka pasur ndonjë histori të lidhur me krimin, mund të dilte vetë para shqiptarëve dhe të merrte në dorë situatën”, tha ai.

“Aktivisti i shoqërisë civile ngriti edhe pikëpyetjen e faktit se kush janë në fakt protestuesit nëpër rrugët e Tiranës, duke refuzuar t’i quajë ata halabakë apo vandalë, siç mund të quhen nga ana e pushtetit.

Sipas tij, ata përfaqësojnë të rinj të periferisë së kryeqytetit, jeta e të cilëve në tranzicionin e stërzgjatur shqiptar ka qenë e margjinalizuar.

“Ka edhe një hapësirë që nuk po analizojmë dot, çfarë janë ata njerëz aty, kryeministri i quan halabakë. Mund të jenë të dhunshëm, por jo halabakë.

Mendoj se ata janë djem kryesisht, por jo vetëm të lagjeve periferike të Tiranës që janë gjendur në një situatë ku përballen me jetesën e tyre në një mënyrë shumë të ndryshme nga e jona. Duhet të bëjmë një profil të saktë të këtyre protestuesve. 

Ata kanë një marrëdhënie pak më të ngushtë me policinë se ne, në periferi ka një marrëdhënie të ndryshme pak mes çunave të lagjes dhe policisë se në fund të ditës edhe fakt që ne kemi pasur lokale të hapura në periferi tregon se edhe policia ka qenë në dijeni, aty njerëzit kanë një marrëdhënie me policinë që ne nuk na përkasin por atyre po”, tha aktivisti.

Sipas tij, përpjekja e policisë për ta mbuluar këtë tragjedi duke i veshur precedentë penalë viktimës është një krim po aq i madh që implikon zyrtarë të lartë.

 

Ndiqni të plotë diskutimin:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021