Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër Bashës, kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor dhe Kushtetutë të re

25 Maj 2020 | 14:59

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar sot një letër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Ajo i kujton kryedemokratit nënshkrimin e kontratës me selinë blu, ku sipas saj, PD-ja ishte angazhuar për miratimin e një sistem zgjedhor, i cili u jep të drejtë qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe sigurimin e një reformë kushtetuese, përmes së cilës do të garantohej ndarja e pushteteve.

Ajo thekson se, kanë kaluar 10 muaj nga nënshkrimi i kontratës, por asgjë nuk ka nisur të diskutohet për këto çështje, pavarësisht se jemi në kohën kur kanë mbetur më pak se një javë për miratimin e reformës zgjedhore.

“I nderuar z. Basha, më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet: “Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”, thuhet në letrën e AMT-së.

Aleanca shpreh faktin se për të zgjidhur problemet e deritanishme që janë shkaktuar për shkak të Kodit Zgjedhor, duhet me urgjencë të miratohet sistemi proporcional kombëtar, me lista të hapura, si garanci kryesore për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë. 

“Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore. Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë. Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021”, thuhet më tej.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026