Nuk e fshehin më, Putin-Princi i Kurorës në aleancë të hapur – po tani?

18 Shtator 2022 | 21:28

Aleanca ruso-arabe ka dalë më haptas se kurrë – në ç‘pikë jemi dhe a mund të ishte parandaluar?

Që kur Rusia nisi agresionin e saj ushtarak në Ukrainë – ‘Kingdom Holding Company’ e Arabisë Saudite investoi më shumë se $600 milionë dollarë në 3 kompanitë dominuese të energjisë ruse.

Më pas, Arabia Saudite dyfishoi sasinë e naftës që blinte nga Rusia.

Nafta ruse filloi të përdoret në termocentralet saudite dhe Riadi ishte në gjendje të eksportonte naftën e tij drejt tregut global me çmime shumë më të larta.

Kjo jo vetëm që rezultoi në fitime të mëdha për Arabinë Saudite, por gjithashtu po garanton që Rusia të ketë një treg alternativ për të shitur naftën e saj.

Së treti, dhe më së fundmi, Arabia Saudite dhe Rusia projektuan një ulje të prodhimit ditor të naftës nga organizata arabe OPEC+, që do të hyjë në fuqi këtë tetor.

Ulja e prodhimit ditor të naftës do të çojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet globale dhe rrjedhimisht, rritjen e fitimeve si për Arabinë Saudite ashtu edhe për Rusinë – dy eksportuesit më të mëdhenj të naftës.

Në fakt, Arabia Saudite tashmë duket se po e luan haptazi rolin e përçarësit në planet e SHBA-së dhe Perëndimit për të izoluar dhe ndëshkuar Rusinë dhe Vladimir Putin.

Por çfarë e shkaktoi këtë ndryshim total në politikat e Arabisë Saudite?

Nuk ka dyshim se që kur presidenti Joe Biden erdhi në pushtet, politikat e tij ndaj Arabisë Saudite u ashpërsuan ndjeshëm, sidomos në krahasim me qasjen e ish-presidentit Donald Trump ndaj Princit të Kurorës.

Në fakt, që kur u bë president, Biden de-klasifikoi një raport të inteligjencës amerikane që inkriminonte drejtpërdrejt princin e kurorës saudite, Muhamed bin Salman, duke e bërë atë përgjegjës kryesor në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Pas kësaj, administrata amerikane ndërpreu edhe disa marrëveshje të rëndësishme armësh me Riadin, duke acaruar edhe më tej lidhjet midis 2 vendeve.

Ishte vetëm pas rritjes së fundit të çmimit global të naftës që Uashingtoni papritmas kuptoi rëndësinë e dobësimit të raporteve me sauditët.

Menjëherë pas kësaj, këtë korrik, Joe Biden nxitoi për në Jadda në Arabinë Saudite, ku u takua me Princin e Kurorës për të qetësuar marrëdhëniet, përpjekjet e të cilit fatkeqësisht, dështuan njëra pas tjetrës.

Ndërkohë, që atëherë, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Arabisë Saudite vetëm sa janë forcuar.

Ndodhemi qartazi në një pikë ku aleanca mes Rusisë dhe Arabisë Saudite nuk mund të fshihet më.

Pyetja është, cilin drejtim do të marrin tani Shtetet e Bashkuara për të përmirësuar marrëdhëniet me një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë – tani që bashkëpunimi i tyre na duhet të gjithëve më shumë se kurrë?

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026