Aleatët kundër planit kinez, SHBA: Pekini të ndikojë për tërheqjen e trupave ruse
Plani me 12 pika i Pekinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është cilësuar si pa detaje nga Ukraina dhe aleatët e saj. Plani, që ishte në fokus të bisedimeve mes presidentëve Xi Jinping dhe Vladimir Putin në takimin e tyre në Moskë, nuk kërkon tërheqjen e trupave ruse sikurse kërkon Kievi.
“Nëse Kina kërkon të luajë një rol konstruktiv në këtë konflikt, atëherë duhet t’i bëjë presion Rusisë që të tërheqë trupat nga territori sovran i Ukrainës. Ajo duhet t’i bëjë thirrje presidentit Putin të lirojë qytetet e bombarduara, spitalet dhe shkollat, të ndalojë krimet e luftës dhe masakrat, si dhe të ndalojë luftën që sot”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, John Kirby.
Vizita e presidentit Xi në Moskë u shoqërua paralelisht me një vizitë të kryeministrit japonez Fumio Kishida në Kiev, që u bë lideri i parë i Japonisë që viziton vendin që prej Luftës II Botërore.
Gjatë konferencës për shtyp, presidenti Zelensky tha se e kishte ftuar Kinën për bisedime mbi Ukrainën.
“Ne i bëmë Kinës ofertën për t’u bërë partnere në përmbushjen e formulës së paqes. Ia dorëzuam formulën tonë përmes të gjitha kanaleve dhe tani presim përgjigjen e saj”, tha Zelensky.
Kina është përpjekur të paraqitet si një palë neutrale në konfliktin në Ukrainë, por deri tani nuk ka pasur tregues për një vizitë të presidentit Xi Jinping në Kiev.
LEXONI GJITHASHTU
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset