Aleatja e kryeministrit hungarez dorëhiqet pas fjalimit të tij nazist

27 Korrik 2022 | 10:43

Anëtarja e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez Viktor Orban ka dhënë dorëheqjen pasi ky i fundit mbajti një fjalim kundër “popuj të racës së përzier”.

Zsuzsa Hegedus e cila e ka njohur nacionalistin Orban për 20 vjet, e ka përshkruar fjalimin si “të pastër nazist”, shkruajnë mediat hungareze.

Komiteti Ndërkombëtar i Auschwitzit për të mbijetuarit e Holokaustit e ka konsideruar fjalimin si “të rrezikshëm”.

Zëdhënësi i Orbanit ka thënë se mediat i kanë keqinterpretuar komentet.

Orban ka mbajtur fjalimin të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka komunitet të madh hungarez.

Ai ka thënë se popujt evropianë duhet të jenë të lirë që të bashkohen me njëri-tjetrin, por përzierja me joevropianët krijon “një botë me raca të përziera”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
22:35 | 04/06/2026

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026