Aleksandër Çipa dhe Ylli Manjani nxjerrin dy gabimet kryesore të opozitës më 25 prill

3 Maj 2021 | 21:30

Analisti Aleksandër Çipa dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani gjatë emisionit “Ilva Now”, shprehen gabimet që sipas tyre opozita ka bërë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për z. Çipa, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përdorën një strategji të gabuar duke dalë në dy koalicione.

“Strategjia me aleatin e vet, personalisht mendoj se nuk duhet të kishte dy koalicione pasi nuk maksimalizonte rezultatin”, tha ai.

Analist tha se gabimi i dytë i opozitës ishte shfaqja e elementit të forcës për mbrojtën e votës dhe theksoi se  incidenti i ndodhur në Elbasan e ka dëmtuar.

“Opozita kishte përgatitur një strategji qoftë edhe tek elementin i forcës për kontrollin e votës, incidenti i Elbasanit dhe artikulimit të Xhelal Mziu… në perceptimin publik shkaktuan një efekt të padiskutueshëm”, u shpreh z. Çipa.

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani gabimi kryesor i opozitës ishte organizimi ku sipas tij çdo hap ishte i vonuar. Sipas z. Manjani, organizimi i brendshëm në PD ka ende probleme dhe kjo ka ndikuar në rezultat.

“Çdo gjë ishte e vonuar, strukturat mezi lëviznin. Bashi pati një përpjekje kuazi individuale dhe pati një rritej. Nuk mendoj se ka ndikuar djegia e mandateve. PD do të ishte penalizuar, por PD në fakt u ngrit me vota. Një parti ndëshkohet me vota, PD nuk është ndëshkuar me vota, aq është maksimumi i saj”, tha ai.

Ndërsa si pikë të dytë të dobët, z. Manjani renditi “defuzionin politik” pasi LSI me daljen veç u dëmtua rëndë. Sipas tij dalja me PD do t’i kishte siguruar mandate në shumë qarte, por bashkimi i forcës do të sillte një rezultat më të mirë për të gjithë opozitën.

“Nuk është thjesht vetëm bashkimi mekanik i votave që sigurisht që do t’i kishte dhënë mandat LSI në Gjirokastër, Berat, Durrës, Lezhë dhe Vlorë ndoshta. Kjo është përgjegjësi krejtësisht e LSI sepse çdo gjë e ka bërë gabim në këto zgjedhje. Është ndëshkuar për shkak të sistemit më shumë seç duhet”, shtoi ai.

Pavarësisht këtyre gabimeve, z. Manjani theksoi se “nuk mund të mendojmë se do të kishte rrotacion politik për sa kohë Tiranë nuk dha një sinjal shumë të qartë. Besoj se vota në Tiranë është më inteligjente më elektorale dh votoi PS”.

Lexoni gjithashtu:

Çipa: Opozita duhet të jetë e bashkuar përballë pushtetit, loja individuale i dëmton

Ylli Manjani: Meta ka vënë një bast publik, duhet të japë dorëheqjen

Endrit Shabani tregon se si sistemi aktual zgjedhor i tjetërson votat e shqiptarëve pa u numëruar fare

Klima zgjedhore, Gerta Meta: Shqiptarët mbajnë mëri me familjen dhe jetën e japin për partitë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021