Aleksandër Çipa: Pakënaqësia e madhe që gëlon brenda PS
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pas 8 vite në pushtet të së majtës, duket se do përçarjet do të jenë sërish tek e djathta.
Gazetari Aleksandër Çipa tha se në Shqipëri kemi një përvojë të hidhur kur përçarjet nisin kur partitë politike largohen nga pushteti, por ai nuk e përjashton mundësinë që brenda PS-së të ketë diversione para zgjedhjeve të 25 prillit.
Çipa tha se parashikon debat të brendshëm në PS kur të afrohet çështja e kandidimeve për deputetë.
“Gjithmonë në PS dhe tek e majta në përgjithësi momenti më kritik ka qenë hartimi i listave për kandidatët për deputetë dhe nuk përjashtohet kjo. Sot ka një heshtje mes shtresës së vjetër dhe shtresës së re. Një nga pakënaqësitë më të mëdha që gëlon Brenda PS ka të bëjë me rekrutimet në nivelet e qeverisjes, kryesisht të ekzekutivit.
Që së pari, është shpërfillur përkatësia, së dyti tradicionalistët investues këtu përfshirë edhe atë familjar dhe së treti ka një koncept ose një entitet të ri brenda PS që janë rilindasit apo grupi i ri në PS që kanë krijuar një ansambël të ri brenda grupit por që shumë shpejt mund të shfaqet dhe kjo dhe në një kohë të ardhme të afërt do të jetë e provueshme”, deklaroi Çipa.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës