Aleksandër Çipa: PD-ja nuk ka arritur ta bindë opinionin publik për masakrën zgjedhore
Analisti Aleksandër Çipa tha në “Raw Politics” se opozita nuk ka mundur të bindë opinionin publik për “masakrën zgjedhore” që ka pretenduar që është bërë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Mendoj që jo vetëm si perceptim por edhe si gjykim, opozita edhe në marrëdhënie me opinionin publik kërkon që të ashtuquajturën kauzën e masakrës zgjedhore ta mbajë në vëmendje të opinionit publik por edhe si një mjet presioni politik në përballje me kundërshtarin. Deri në çastin që po flasim PD nuk e ka bindur opinionin publik për masakrën. Vjedhja elektorale në Shqipëri është një realitet që sot po vazhdon”, u shpreh z. Çipa.
Z. Çipa tha se opozita duhet të raportonte publikisht për vonesat kohore të çështjeve që i ka lënë përsipër sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në mënyrë që kauza e saj të bëhej më e besueshme.
“Opozita duhet të mbajë agjendën dhe kalendarin e procedimeve për çështjet që ju i keni çuar atje, në qendër të vëmendjes, madje duke evidentuar edhe vonesat procedurale që mund të ketë sistemi i drejtësisë që merret me këtë çështje në të gjithë hapësirën administrative të Shqipërisë, kjo e bën më të besueshme opozitën me kauzën e saj, sesa një akuzë e cila në panele të ndryshme u referohet individëve dhe duket sikur po krijon gjyqe popullore”, tha Aleksandër Çipa.
Analisti Çipa tha se opozita, sipas tij duhet të ketë një qasje pozitiviste ndaj stadit të tanishëm të Shqipërisë, pa përjashtuar bashkëpunimin me qeverinë për çështje të mëdha si integrimi në BE.
“Opozita duhet të ketë një lloj vizioninarizmi për një Shqipëri që e ka thjeshtë procedurë çështjen e anëtarësimit në BE dhe këtu duhet të shfaqet një ndërgjegje primordiale që ka opozita. Opozita nuk duhet të ketë komplekse”, u shpreh z. Çipa.
Sipas Aleksandër Çipës, opozita në Parlamentin e ri nga pikëpamja e potencialit politik dhe të forcës parlamentare, është një opozitë shumë herë më efektive sesa ka qenë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aleksandër Çipa: PD-ja nuk ka arritur ta bindë opinionin publik për masakrën zgjedhore
Belind Këlliçi flet për zgjedhje të mundshme në strukturat e PD-së
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta