Aleksandër Vuçiç kërkon që të vizitojë sot Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën.
Vuçiç do të jetë i shoqëruar nga dy prej njerëzve problematik të tij në raport me Kosovën, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
KosovaPress teksa citon RTK-në shkruan se kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla.
Vuçiç ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.
Ende është e paqartë nëse Vuciç-it do t’i lejohet kjo vizitë në Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike, deklaratave të tij me të cilat kërcënoi rajonin me luftë e sidomos pas zbulimit të varrezës masive, në afërsi të Rashkës në Serbi, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta