Aleksandar Vuçiç takon liderët serbë të Kosovës, brenda 72 orësh publikohen konkluzionet
Drejtues të Listës Serbe sot në Beograd takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Presidenca serbe në komunikatën për media, deklaroi se Vuçiç dhe përfaqësuesit politikë e institucionalë të serbëve në Kosovë, kanë arritur disa konkluzione, që për qëllim kanë, ruajtjen e interesave të serbëve në Kosovë.
Në komunikatë shkruan se brenda 72 orësh publiku do të njoftohet për dakordësitë konkrete të arritura, derisa janë paralajmëruar edhe konsulta shtesë brenda kësaj periudhe kohore.
“Publiku do të informohet rreth konkluzioneve konkrete në 72 orët e ardhshme, pas konsultimeve shtesë me të gjithë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, si dhe me të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar”, shkruan në komunikatën e presidencës së Serbisë.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Kjo vizitë e Listës Serbe në Serbi dhe koordinim me Vuçiçin vjen në kohën kur raportet me Qeverinë Hoti janë tejet të brishta.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta