Alibali: Rama e ka kthyer Parlamentin zyrë noteriale, Opozita ra në kurth
Analisti Neritan Alibali komentoi në “Review” me Greta Topjanën situatën e tensionuar në seancën plenare të së enjtes, e cila u ndërpre për shkak të kundërshtimeve të forta nga opozita, pas prezantimit nga Kryeministri Edi Rama të ministres virtuale “Diella” në Kuvend.
Sipas Alibalit, sjellja e Ramës në Kuvend është vazhdim i një modeli qeverisës që e ka kufizuar rolin e parlamentit në mënyrë sistematike, sidomos pas pandemisë.
“Situata e Covidit bëri që të shfrytëzohej një ligj kushtetues ku, me aktet normative me fuqinë e ligjit që kapërcejnë Parlamentin, i jepet e drejta qeverisë për të vepruar në kushte nevoje dhe urgjence. Më pas këto akte duhet të miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve,” –u shpreh Alibali.
Sipas tij, kjo periudhë ka krijuar një komoditet për Kryeministrin Rama, i cili siç tha “e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale.”
Nga ana tjetër, Alibali theksoi se edhe opozita nuk ka qëndruar brenda kufijve të lejuar të reagimit demokratik.
“Opozita ka vetëm një pushtet, fjalën në Parlament. Por ka abuzuar dhe tejkaluar të drejtën e saj me disa veprime agresive që ra në kurth. ”- shtoi ai.
Seanca e së enjtes u ndërpre mes tensioneve, ndërsa prezantimi i ministres virtuale u konsiderua nga përfaqësuesit e opozitës si një veprim antikushtetues dhe provokues.
Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
“Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit