Alket Hyseni: Ndryshimet në Kodin Penal për zgjedhjet do të rivotohen

21 Dhjetor 2020 | 18:51

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni thotë se pretendimet e opozitës për ndryshimin në Kodin Penal që lidhet me krimet zgjedhore do të reflektohen dhe për këtë arsye është kërkuar që të ribëhet votimi në Kuvend. Z. Hyseni iu referua pikërisht “ndryshimeve për mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet zgjedhore”.

“Do të ketë përsëritje të votimit me amendamentin e plotë. Pretendimet e opozitës janë për disa paragrafë dhe shpresoj që opozita të mos nxjerr probleme. Amendamentet do të rivotohen pasi votimi nuk është në  përputhje me rregulloren pasi amendamenti nuk është futur i plotë për votim por nuk e di nëse do të pranohet të mërkurën nga Kuvendi’, tha z. Hyseni.

“Do të bëjmë çdo gjë të mundur që opozita, të gjejmë dritaren për ta rikthyer në sistem pasi ka dalë vetë, por nga ana tjetër ta harrojnë se ne mund të shkruajmë gjëra që bien në kundërshtim me parimet kushtetuese”, tha deputeti i PS.

Alket Hyseni u shpreh optimist vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese brenda fundit të këtij viti duke thënë se me këtë hap i jepet fund dhe alibive që ka ngritur opozita gjatë mungesës së kësaj gjykate.

“Teorikisht është e mundur që brenda 10 ditëve të zgjidhjet dhe anëtari i gjashtë, Parlamenti i ka zgjedhur tre anëtarët. Gjykata Kushtetuese na duhet një orë e më parë, pasi do t’i hiqte disa pretekste dhe alibi opozitës. Kemi bërë lëshime të mëdha në një kohë kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese pasi në situatë tjetër nuk do të bënim tolerime të tilla”, tha socialisti.

Përtej kapricove, z. Hyseni tha se mazhoranca është e gatshme që të krijojë lehtësira dhe opozita të ketë garancitë e kërkuara për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por shtoi se nuk do të ketë tolerime që opozita të marrë pushtetin në tavolinë.

Ndiqni të plotë diskutimin:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026