Allkja: 50% e mjekëve do të arrestoheshin nëse do kishte persona të infiltruar
Mjeku, Ilir Allkja thotë se nëse do inflitrohen njerëz për t’u dhënë para doktorëve, 50% e tyre do të arrestoheshin.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se nëse një zyrtar akuzohet për korrupsion, nuk arrestohet si në rastin e mjekëve të cilët marrin ryshfet për të ofruar shërbim mjekësor.
“Në qoftë se do infiltrojmë njerëz për t’u dhënë para në xhep doktorëve për t’i arrestuar, jam i sigurt se do të narrestoheshin të paktën 50% e mjekëve në Shqipëri. Unë jam absolutisht kundër momentit që mjekët refuzojnë dhënien e shërbimit mjekësor pa paguar ryshfet, dhe rast i tillë nuk është konstatuar asnjëherë në Shqipëri.
Mjekët kërkojnë që të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë. Nuk kemi kërkuar kurrë asnjë lloj lëshimi, por nëse akuzohet për korrupsion një zyrtar, nuk arrestohet me forca të panumërta, me polici e me kamera”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta