Alpet ofron mundësinë e rimbushjes së mjeteve lundruese në port
Alpet Albania një prej kompanive lider të tregëtimit të hidrokarbureve në Shqipëri, me 47 pika në të gjithë vendin, ofron shërbimin Alpet Marina për pushuesit vendas apo të huaj të cilët zgjedhin të lundrojnë në brigjet shqiptare.
Nëpërmjet shërbimit Alpet Marina, kompania Alpet ofron mundësinë e rimbushjes së mjetit tuaj Lundrues direkt në portin në të cilin jeni ankurouar me autobotet Alpet.
Procedura është mjaft e thjeshtë, gjatë planifikimit të intenerarit tuaj, negocioni me agjentin Alpet sasinë e karburantit që do të nevojitet dhe përcaktoni portin në të cilin do të rimbusheni. Alpet Albania ofron shërbimin 24/7. Në rastet e rimbushjes së mjeteve lundruese të mëdha, kapiteni apo Agjenti i Marinës, kontakton me përfaqësuesit e kompanisë, negocion çmimin e sasine e porosisë dhe duke përcaktuar nevojat e ekuipazhit. Gjatë këtij sezoni Veror, Alpet ka ofruar shërbimet e Alpet Marina në portet kryesore te vendit si Sarandë/Vlorë/Durrës. Në rastin e mjeteve lundruese, përzgjedhja e cilësisë është një nga aspektet bazë të sigurisë, ndaj klientët edhe ekspertët e fushës zgjedhin me përgjegjshmëri e besim, cilësinë Alpet.

Alpet Albania në misionin e saj për plotësimin e kërkesave dhe nevojave të klientëve për cilësi të lartë dhe disponibilitet e shpejtësi në shërbim, duke u kujdesur në çdo hap për ndikimin në mjedis, ka investuar dhe vijon të investoj në të gjithë rrjetin e pikave Alpet. Gjatë vitit 2022 Alpet ka sjellë në treg cilësinë premium të produkteve Nafta Torojet dhe Benzina Ultraforce, duke tregtuar këto dy produktet në pikat kryesore në të gjithë vendin. Gjithashtu gjatë këtij sezoni verorë është investuar në pikat kryesore të qyteteve bregdetare si Vlora, Dhërmiu, Himara dhe Saranda duke përcjell shërbimin cilësorë dhe bashkëkohorë. Alpet Albania synon të ofrojë për klientët shërbimin 360 gradë për një udhëtim të sigurt ndaj veç karburantit cilësorë, produkteve premium, në stacionet Alpet gjeni edhe shërbimin e fryrjes së gomave me kompresorë ajri profesional, produktet lubrifikant për mbrojtjen e motorrit të makinës suaj, shërbimin e larjes dhe parkimit të makinave, shërbimin e pagesave me Pos, Autofast, tollon fizik dhe pagesat cash. Cdo shërbim ofrohet 24/7.
Veç shërbimit të shitjeve me pakicë në stacionet në të gjithë vendin, Alpet Albania është ndër kompanitë lider në tregtimin e produkteve të hidrokarbureve me shumicë, duke ofruar shërbimin e shitjes së drejtpërdrejt me Autobote apo edhe magazinimin e produktit të blerë nga klientët. Ndiqni Alpet Albania në rrjetet sociale për të zbuluar më shumë mbi cilësinë Alpet dhe shërbimet e ofruara.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta