Alpinistët nga rajoni bashkohen për t’u ngjitur në malin e Galiçicës

29 Tetor 2021 | 14:51

Guidatorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi janë bërë bashkë për të ngjitur majën e malit Magaro, në Parkun Kombëtar të Galiçicës në Maqedoni të Veriut.

Qëllimi kryesor i tyre është promovimi i turizmin ballkanik.

Arineta Mula, alpiniste nga Kosova, e cila ka ngjitur majën më të lartë në botë, Everestin shprehet se natyra nuk ka kufi dhe nacionalitete.

“Natyra nuk njeh kufi, nuk njeh shtete, nacionalitete. Është njësoj si dashuria, që nuk njeh asgjë, ne jemi këtu, me vjen mire qe jemi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi. Jemi duke kaluar një kohë tepër të mirë e duke bërë diskutime, ecja në natyrë ndërthur me vete shumë njohuri prej si ti përdorim pajisjet, nagivimi, që i jep turistëve siguri”, tha Arineta.

Edhe guidatorët e tjerë shprehen entuziastë për këtë iniciativë

“Duhet të ketë bashkëpunime sepse ne e dimë, vendet tona janë të vogla dhe ato mundësi që mund ti ofrojmë shtetet e veçanta janë më të pakta, kështu në qoftë se ne kemi bashkëpunime me vende të tjera të rajonit do të zhvillojmë aktivitetet tona dhe do të fitojmë shumë me shume sesa vetëm me mbështetjen tonë. Shpresojmë që deri ne fund te kësaj jave të konkretizojmë diçka dhe të dalim me diçka të përbashkët”, thotë Arian Krasniqi, alpinist nga Kosova.

“Është shumë e rëndësishme të ketë bashkëpunim rajonal në turizëm sepse ne duhet të punojmë se bashku, në qoftë se punojmë bashkë tregojmë bukuritë e vendeve tona, do të ketë me shume sukses”, thotë Sekula Sarevski, alpinist nga Maqedonia e Veriut.

Një instruktor nga Maqedonia e Veriut thotë se bashkëpunimi midis vendeve rrit turizmin në gjithë rajonin.

“Ballkani Perëndimor e ka treguar se në momentin kur ka bashkëpunime midis vende të rajonit, me tepër turistë vijnë në këto destinacione. Unifikohet cilësia e turizmit dhe rritet numri i turistëve”,  thotë Rubin Nikoloski.

Mimoza Gega, trajnere e hiking nga Shqipëria ka një thirrje për vajzat të cilat duan të provojnë këtë sport.

“Asnjëherë nuk është vone do te thosha. Unë vet kam menduar që jam në një moshë, është vone ti futesh kësaj pune por mendoj që asnjëherë nuk është vone, çdo gjë duhet provuar, pse jo? Dhe mendoj që është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar veten dhe për të pasur një motiv për veten”, thotë Gega.

Qëllimi kryesor i kësaj ekspeditë është ngritja e urave të bashkëpunimit për të promovuar vendet turistike të Ballkanit Perëndimor.

Parku Kombëtar i Galiçicës ndodhet 2500 metra mbi nivelin e detit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026