Alternativa e karburanteve, Gjermani-Kanada marrëveshje për hidrogjenin e gjelbër
Është një projekt ambicioz që synon t’i japë fund vartësisë së Gjermanisë nga karburantet fosile, si dhe nga importet ruse në një plan afatgjatë. Gjermania dhe Kanadaja duan të bëhen partnere për hidrogjenin.
Ministri gjerman i Ekonomisë dhe homologu kanadez nënshkruan një marrëveshje, që parashikon dërgimin e anijeve të para me hidrogjen nga Kanadaja përmes Atlantikut duke filluar nga viti 2025.
Kryeministri kanadez ka deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës ka rritur presionin për të vepruar.
“Pushtimi i Ukrainës na vendosi më shpejt në shtegun drejt së ardhmes. Një e ardhme ku nuk jemi më vartës të naftës dhe gazit rus, por ku nuk jemi të varur nga këto dy karburante në përgjithësi”, tha Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë.
Kancelari gjerman vlerësoi mundësitë që ofron Kanadaja.
“Ne besojmë se provincat kanadeze që shtrihen në Atlantik janë një shans i mirë për ne dhe Kanadanë që të lëvizim drejt tranzicionit të energjisë. Kanadaja është një partner i ngushtë. Duhet të flasim për gazin natyral të lëngshëm në një plan afatshkurtër, por në një plan afatgjatë është hidrogjeni i gjelbër ai që na duhet”, u shpreh Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.
Hidrogjeni i gjelbër prodhohet duke ndarë ujin. Megjithatë, produkti i pastër nga CO2-shi vjen vetëm nëse elektriciteti për ndarjen rrjedh nga burime energjetike të rinovueshme dhe për këtë, provincat kanadeze që shtrihen në Atlantik konsiderohen lokalitete të përshtatshme.
Tani, Kanadaja duhet të investojë miliarda në zhvillimin e teknologjisë dhe infrastrukturës. Nga ana tjetër, qeveria gjermane synon të mbështesë kompanitë e saj që importojnë hidrogjen, me qëllim ngritjen e një zinxhiri furnizimi në më pak se 10 vjet.
Rrjedhimisht, shumë punë ka përpara pasi deri tani në Kanada nuk është në punë asnjë impiant për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla