Altin Rrapaj sqaron rastet e përjashtimeve në heqjen e tarifës “roaming” për Ballkanin Perëndimor
Drejtori i Drejtorisë se Përdoruesve në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Altin Rrapaj tha për Euronews Albania se ekzistojnë disa raste që përbëjnë përjashtim në përdorimin e telefonit pa tarifa në vendet e Ballkanit Perëndimor, në bazë të disa politikave të përdorimit. Qytetarët mund të kryejnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe pa tarifa, por e njëjta gjë nuk ndodh me internetin apo me thirrjet drejt Bashkimit Evropian, pasi ka disa kufizime.
Në lidhje me internetin, gjatë udhëtimit në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përdoret vetëm një pjesë e njësive të paketës. Nëse keni një paketë me 5 GB për përdorim në Shqipëri, nga 1 korriku deri në 31 dhjetor mund të përdorni rreth 2 GB pa tarifë shtesë.
Kompanitë telefonike do t’i njoftojnë qytetarët për sasinë e njësive të përdorura, në momentin që këto njësi (MB, GB) janë drejt përfundimit.
Një tjetër rast që përbën përjashtim janë thirrjet drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku nëse dikush telefonon një shtet të unionit nga vendi i tij do të tarifohet për thirrje ndërkombëtare, ndërsa nëse e telefonon nga një nga vendet e Ballkanit Perëndimor ku ka udhëtuar, veç tarifës për thirrje ndërkombëtare do të tarifohet me tarifë shtesë “roaming”.
“Çfarëdolloj kompanie funksionon njësoj pa tarifa shtesë, përveçse në rastet që përbëjnë përjashtim, ndaj nuk është nevoja që përdoruesi të ndryshojë rrjet”, bëri me dije Altin Rrapaj.
Heqja e “roaming” për Ballkanin Perëndimor përbën një fazë përgatitore për reduktimin e tarifave midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Nga data 1 korrik 2021, qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, gjatë qëndrimit në njërin nga këto vende, nuk do të paguajnë para shtesë për bisedat telefonike apo mesazhet. Heqja e “roaming” do të hyjë në fuqi automatikisht, ndaj nuk është nevoja që përdoruesi të ndërmarrë ndonjë hap.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta