Mosshkarkimi i Metës, SHBA: Gjykata po tregon pavarësi dhe integritet
Gjykata Kushtetuese po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.
Kështu thuhet në një reagim të ambasadës amerikane lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtueses që rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.
Në vijim theksohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, “përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”.
Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën për rrëzimin e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit. Sipas Gjykatës, faktet e paraqitura nuk përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta