Ambasada amerikane: SHBA-ja mbështet përpjekjet e prokurorëve për të fuqizuar shtetin e së drejtës

23 Qershor 2021 | 10:33

Ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se SHBA-ja mbështet përpjekjet e prokurorëve shqiptarë për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.

“Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndërkohë, njoftohet se kjo ambasadë ka dhuruar pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

“Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente, Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA-së me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian”, thuhet më tej në postimin e ambasadës.

Një ditë më parë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim u shpreh se duhet treguar kurajë dhe integritet në procesin e vetingut në drejtësi, në mënyrë që të thyhen modelet e vjetra në Shqipëri.

Kjo deklaratë e ambasadores erdhi pas ankimimit të ONM-së për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imeraj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026