Protestat për Klodian Rashën, ambasada britanike: Mbështesim tubimet paqësore, të bëhen hetime të drejta
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë mbështet protestat paqësore për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Ndërkohë ambasada bën thirrje për hetime të drejta, sa i përket përdorimit të dhunës në protesta.
“Ambasada angleze ka ndjekur zhvillimet e protestave dhe raportet për dënimet e aktivistëve në Shqipëri. Ne theksojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për grumbullime paqësore dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta për pretendimet për përdorimin e dhunës”, thuhet në reagimin e ambasadës në Twitter.
The ?? Embassy has been following developments with the #protests & recent reports of the detention of activists in ??.
We underline the need to uphold the right to peaceful assembly & call for fair investigations into allegations of the use of violence.?https://t.co/QNzJpFd77d— UK in Albania (@UKinAlbania) December 21, 2020
25-vjeçari Klodian Rasha mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, pasi u qëllua me armën e shërbimit nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj.
Mbi këtë të fundit rëndon vepra penale “vrasje me dashje”.
Lexoni gjithashtu:
Pistoleta, ”misteri” i hetimit në vrasjen e Klodian Rashës
Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria rëndon akuzën për efektivin e policisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta