“Mbështesim ambasadorin Gonzato”, Ambasada Gjermane publikon deklaratën e ambasadorëve të BE-së në Tiranë

10 Maj 2026 | 11:06

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka publikuar një mesazh të dekanit të trupit diplomatik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ambasadorit të Qipros në Athinë, Stavros Avgoustides, i cili mbulon edhe Shqipërinë.

Në mesazhin e publikuar është një deklaratë përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri ku theksohet mbështetja e plotë për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe ekipin e tij të punës.

“Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri.

Kujtojmë që ky mesazh i publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë vjen një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi sërish kryediplomatin e Bashkimit Europian në Tiranë, duke e akuzuar se sipas tij sillet si ambasador i kryeministrit Edi Rama.

“Ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera”, deklaroi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane

Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten me një tarifë prej 100 për qind për vendet evropiane që vendosin taksa për shërbimet dixhitale mbi korporatat amerikane....
13:10 | 27/06/2026

Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet

Autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia kanë shpallur një “situatë emergjente” në një përpjekje për të lehtësuar pasojat e sulmeve ajrore në rritje të...
08:45 | 27/06/2026

Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?

Në Serbi, gjermanët nganjëherë quhen Švabe, nga fjala gjermane Schëaben për banorët e rajonit historik të Shvabisë. Është një term disi i pasjellshëm, por jo...
08:32 | 27/06/2026