Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë thotë se procesi i reformës në drejtësi ka bërë hapa para, pavarësisht se paralajmëron se kjo rrugë nuk do jetë aspak e lehtë.
Më një shënim në “twitter”, ambasada thotë se SHBA do të vijojë të mbështesë pa rezervë dëshirën e popullit shqiptar, i cili kërkon të ketë një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional.
“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara-hap pas hapi-dhe duhet të vazhdojë. SHBA do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë si hap pozitiv bashkëpunimin e KED-së, Parlamentit dhe Presidentit për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues.
Me votimin e djeshëm të Altin Binajt në Gjykatën Kushtetuese janë pesë anëtarë, por bërja funksionale e saj kërkon të paketën gjashtë të tillë.
“Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9)”, shtoi ai.
Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara – hap pas hapi – dhe duhet të vazhdojë. ?? do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional. pic.twitter.com/57TTf7qhzs
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 18, 2020
Mes tjerash, ambasada shkruan se veprimet e institucioneve përkatëse janë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias, çka tregon se institucionet po i përgjigjen kërkesave për pranim në Bashkimin Europian.
“Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe- më e rëndësishmja- kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara-hap pas hapi”, thuhet më tej.
Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë pesë anëtarë si; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji e Altin Binaj, ndërkohë që katër vendet e tjera mbeten vakante.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian Luigi Soreca kanë kërkuar, që Gjykata Kushtetuese, të bëhet funksionale brenda 31 dhjetorit të këtij viti.
Lexoni gjithashtu:
Parlamenti voton me 96 vota pro anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese
Ambasadorja Yuri Kim thirrje që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda dhjetorit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta