Miratohen përfundimet për zgjerimin e BE, kuadri negociues mbetet për vitin tjetër

16 Dhjetor 2020 | 15:53

Këshilli i Ambasadorëve të Bashkimit Europian ka miratuar përfundimet për zgjerimin. Në dokumentin e miratuar vlerësohen arritjet e Shqipërisë për konferencën ndërqeveritare dhe vendosen piketat për çeljen e kapitujve të negociatave.

Kuadri negociues dhe konferenca simbolike e anëtarësimit shtyhen për në presidencën portugeze pas janarit të vitit që vjen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri raporton se shkak është bërë bllokimi që Bullgaria i ka bërë hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Për këtë arsye, Gjermania si vend që kryeson Presidencën e BE-së nuk ka dashur që procesi i integrimit për dy vendet e Ballkanit Perëndimor të mos veçohet në mënyrë që të mos përçohet një mesazh negativ për RMV.

Do të jetë pikërisht presidenca e portugeze që pritet të caktojë dhe datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësimin e dy vendeve në BE.

Për Shqipërinë kusht mbetet vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimi i ligjit të mediave sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

 

Lexoni gjithashtu:

Kuadri negociues, Shqipëria dhe RMV jashtë agjendës së mbledhjes së ambasadorëve

Miratimi i kuadrit negociues, presidenca gjermane qartëson tekstin për Shqipërinë

Ekskluzive: BE miraton konkluzionet, konferenca e anëtarësimit shtyhet për në mars

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026