Ambasadori amerikan: Kosovarët qëndrojnë përkrah Ukrainës

1 Shkurt 2022 | 10:56

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën”. Kështu ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në SHBA, Jeff Hovenier në rrjetet sociale.

Ai deklaroi  se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të Evropës lindore.

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë të mbeten të tensionuara. Tensionet u shfaqën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën lidhur me grumbullimin e trupave pranë Ukrainës, pasi Rusia dhe Shtetet e Bashkuara përdorën forumin ndërkombëtar për të etiketuar njëra-tjetrën si “provokuese”.

Rusia deklaron se nuk po planifikon një pushtim të mundshëm ndaj Ukrainës. Ndërsa kjo e fundit është në gatishmëri për luftë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026