Ambasadori i BE përshëndet plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me anëtarin e shtatë

29 Dhjetor 2020 | 17:58

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Sorcea ka përshëndetur plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me anëtarin e shtatë.

Përmes një statusi në Twitter, z. Soreca shprehet se me betimin e znj. Sonila Bejtja në Presidencë Gjykata Kushtetuese ka arritur tashmë në një shkallë më të lartë funksionaliteti, duke qenë kështu më pranë plotësimi përfundimtar.

Një ditë pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta juristja Sonila Bejtja u betua sot si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese pas një periudhe 3-vjeçare jashtë funksionit arriti kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh pak ditë më parë, ndërsa nga sot zyrtarisht pjesë e saj janë shtatë anëtarë. Për një funksionim të plotë, Gjykata Kushtetuese duhet të këtë në përbërjen e saj nëntë anëtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026