Ambasadori i Italisë në Shqipëri: I trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit

11 Dhjetor 2020 | 16:55

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reaguar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv i repartit të forcave “Shqiponja”.

Me një shënim në faqen zyrtare në “twitter”, diplomati italian thotë se ndihet i trishtuar, ndërsa beson në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“I trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit. I gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend”, shkruan ai.

Vrasja e të riut reflektoi revoltë tek qytetarët, të cilët nuk kursyen as konfrontimet fizike me punonjësit e Policisë së Shtetit në dy ditë protestë.

Ambasadori i vendit fqinj shtoi se është pro protestave të qeta dhe paqësore dhe kundër dhunës. 

“Por jam kundër përplasjeve dhe dhunës: e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kështu funksionon në demokraci”, shtoi ai.

Qytetarët kanë bërë sërish thirrje për protestë ditën e sotëm para kryeministrisë në orën 18:00. 

Lexoni gjithashtu:

Jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj

”Qëllova drejt këmbëve të Rashës”, dëshmon efektivi: Klodiani bërtiti, e gjeta pa shenja jete

Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026