Ambasadori Soreca i bashkohet fushatës së UNICEF kundër abuzimit ndaj fëmijëve: Të bëhemi vigjilentë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca i është bashkuar fushatës së lançuar nga UNICEF në Shqipëri që synon të promovojë kulturën e ngritjes së zërit kundër dhunës dhe abuzimit, veçanërisht seksual të ushtruar ndaj fëmijëve.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Soreca tërheq vëmendjen për vigjilencë në drejtim të këtij fenomeni, ndërsa shton se lufta kundër abuzimit seksual ndaj fëmijës është prioritet i Bashkimit Evropian, i cili që nga qershori ka lançuar një strategji për ta luftuar në mënyrë më efikase këtë problem.
Everyone should play its role to stop child sexual abuse. Competent public authorities should allocate adequate resources. We should all be vigilant, build trust & empower #children so they can report cases of abuse.The #EU??will continue to support child protection in #Albania?? https://t.co/X7gQurAUUP
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 29, 2020
“Gjithsecili duhet të luajë rolin e tij për të ndaluar abuzimin seksual të fëmijëve. Autoritetet kompetente publike duhet të caktojnë burime të përshtatshme. Ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë, të ndërtojmë besim dhe të fuqizojmë fëmijët, në mënyrë që ata të raportojnë raste abuzimi. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri”, shkruan Soreca.
Lexoni gjithashtu:
Siluetat e fëmijëve të abuzuar mbushin sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë (Foto)
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta