Ambasadori Soreca i dorëzon ministres Manastirliu pjesën e dytë të ndihmave anti-COVID

15 Qershor 2020 | 09:08

Ambasadori Luigi Soreca, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, i dorëzoi ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pjesën e dytë të ndihmës së BE-së për Shqipërinë për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ministrja Manastirliu tha se me gjithë shifrat e larta të ditëve të fundit, situata është duke u monitoruar me kujdes, që nga testimi e deri tek gjurmimi i rasteve, me qëllim këputjen e zinxhirit të infeksionit.

Ajo e përjashtoi mundësinë e një mbylljeje të dytë për vendin, ndërsa theksoi faktin se tashmë një pjesë e mirë e punës i takon qytetarëve, që duhet të ndërgjegjësohen me stilin e ri të jetës.

“Edhe me shifrat e rritura pa dyshim nuk do të ketë kthim prapa, por ka nevojë për vëmendje të shtuar nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin social dhe aty ku nuk mund të ruhet, të vendoset maska, të zbatohen protokollet e sigurisë.

Nga ana e tij ambasadori Soreca e cilësi mjaft të rëndësishme për Shqipërinë këtë ndihmë në këtë moment, ndërsa pranoi se nuk kishte qenë e lehtë t’i blije këto pajisje në këtë periudhë, kur kërkesa për të tilla pajisje në tregun botëror është shumë e madhe.

“Këto pajisje janë shumë të rëndësishme në këtë moment edhe më shumë nëse do të ketë një valë të dytë të virusit”, tha ambasadori i BE.

Ndihma konsiston në pesë ambulanca shpëtimi të pajisura plotësisht, pesëmbëdhjetë ventilatorë mekanikë të lëvizshëm dhe pajisje të tjera të specializuara për rastet më të rënda të vështirësive në frymëmarrje. Dorëzimi i pjesës së parë të ndihmës u krye në maj dhe përbëhej nga pajisje mbrojtëse kundër COVID-19.

Angazhimi i përgjithshëm i BE-së për Shqipërinë në luftën kundër COVID-19 është 4 milionë euro për pajisje mjekësore dhe gati 50 milionë euro për mbrojtje dhe mbështetje sociale, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026