Ambasadori Soreca thirrje qytetarëve të rinovojnë dokumentet biometrike, pas takimit me ministrin Çuçi

14 Janar 2021 | 12:15

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u takuan ditën e sotme, lajmëroi përmes një postimi në Twitter kreu i delegacionit të BE në vend.

Sipas ambasadorit Soreca, diskutimi pati në qendër bashkëpunimin Shqipëri-BE për tema, që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, krimin financiar, migracionin, azilkërkimin dhe sundimin e ligjit sipas Instrumenti i Para-Aderimit IPA III dhe me ndihmën e Agjencive të BE.

“Diskutuam gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe punën e vazhdueshme nga ministria e Brendshme për të siguruar se listat zgjedhore janë të sakta,” tha ambasadori Soreca.

“Është shumë urgjente që qytetarët shqiptarë të rinovojnë pa vonesë dokumentet e tyre biometrike të ID-së për të qenë në gjendje të votojnë në 25 prill 2021,” – përfundoi kreu i BE në Shqipëri. 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i emëruar së fundmi nga kryeministri Rama pas dorëheqjes së ish-ministrit Sandër Lleshaj, shpërndau gjithashtu në profilin e tij zyrtar në Twitter postimin e ambasadorit të BE.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026