Ambasadorja amerikane: Evan Gershkovich është i fortë edhe pas 1 viti burg në Rusi

22 Mars 2024 | 07:05

Gazetari i gazetës “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich vazhdon të jetë i fortë edhe pse ka më shumë se 1 vit që ndodhet i burgosur në Moskë, njoftoi ambasada amerikane pas takimit që pati me të ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, të enjten.

32-vjeçari Gershkovich u arrestua në 29 mars të vitit 2023 në qytetin e Yekaterinburgut gjatë një udhëtimi në Rusi për përgatitjen e një reportazhi.

Autoritetet ruse e arrestuan atë për spiunazh nën akuzat se po përpiqej të mblidhte informacione për një kompani të mbrojtjes ruse, informacione që sipas tyre përbëjnë sekret shtetëror.

Vetë gazetari, gazeta “The Wall Street Journal” dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i kanë hedhur poshtë me forcë akuzat për spiunazh.

“Javën e ardhshme do të mbushet 1 vit që nga dita kur ai u arrestua në mënyrë të paligjshme nga autoritetet ruse. Evani vazhdon të jetë i fortë dhe të tregojë qëndrueshmëri pavarësisht vështirësive, por është tragjike që ai po pret të dalë para gjyqit dhe të gjykohet për një krim që nuk e ka bërë”, tha ambasada amerikane në një postim në gjuhën ruse në rrjetin Telegram.

Gazetarit Gershkovich deri më tani i janë refuzuar të gjitha kërkesat, në të cilat ai ka kundërshtuar që të mbahet pas hekurave në burgun Lefortovo në Moskë, ndërsa pret gjyqin mbi akuzat për spiunazh, për të cilat parashikohet dënim deri në 20 vjet burg.

Uashingtoni është zotuar se “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme” për të kthyer në atdhe gazetarin Gershkovich dhe ish marinsin amerikan Paul Whelan, i dënuar në 2020 për spiunazh. Ai po vuan një dënim prej 16 vitesh burgim në një burg në Rusi. Ai i ka mohuar akuzat për spiunazh.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se gazetari Gershkovich mund të lirohet në këmbim të një rusi që është burgosur jashtë vendit, por deri më tani, nuk është arritur një marrëveshje e tillë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026