Ambasadorja amerikane përgëzon SPAK për operacionin e suksesshëm me anti-mafian italiane

30 Qershor 2020 | 12:51

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, uroi SPAK për operacionin e suksesshëm kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim ne anti-mafian italiane.

Operacioni italo-shqiptar çoi në arrestimin e 37 të dyshuarve, si dhe në kapjen e më shumë se 4 tonëve kanabis, e të një sasie të konsiderueshme kokaine.

“Urime SPAK-ut për goditjen kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, si dhe për bashkëpunimin me çështjen e anti-mafias italiane. Vazhdoni me punën e paqme dhe sillni më shumë rezultate për popullin shqiptar”, tha ambasadorja në Twitter.

Operacioni i përbashkët anti-drogë mes autoriteteve shqiptare dhe italiane vuri në pranga 37 persona në të dyja vendet.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 nga pala Italine dhe me pas janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe është sekuestruar një sasi prej rreth 4 tonë kanabis që nisej nga brigjet e Vlorës me destinacion Italinë, por edhe një sasi e konsiderueshme kokaine.

Mësohet se 10 nga të atestuarit janë ndaluar në Shqipëri, ndërsa janë angazhuar më shume se 300 forca police në kapjen e tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026