Problemet me autobusët, Unioni: Asnjë përgjigje nga bashkia, pasojat bien mbi qytetarët

21 Tetor 2021 | 16:45

Prej katër ditësh në rrugët e Tiranës ka më pak autobusë në shërbim të qytetarëve.

Nga e hëna kur Unioni i transportit vendosi të përgjysmojë autobusët, Bashkia ende nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e kësaj situate.

Në një intervistë për Euronews Albania, kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk ka respektuar kontratën me operatorët për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme.

“Bashkia duhet të marrë përsipër sigurimin e infrastrukturës së transportit publik. Kemi nisur shkresa të vazhdueshme, por deri tani nuk kemi asnjë përgjigje konkrete”, u shpreh z.  Qoshja.

Të gjendur përballë shtimit të kostove për shkak të rritjes së çmimit të naftës, Unioni i transportit kërkon heqjen e akcizës për naftën, indeksim të çmimit të konsumit të naftës dhe zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20%, në 6%.

Bashkia Tiranë, e kontaktuar nga Euronews Albania vijon të thotë se ende nuk ka një vendim, por sipas tyre ata po ndjekin situatën dhe do merren masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit.

Pas Tiranës edhe rrethet paralajmërojnë përgjysmimin e mjeteve urbane për qytetarët. Deri në zgjidhjen e kësaj çështje, qytetarët do vijojnë të përballen me tejmbushjet e autobusëve, që në kohë pandemie u kushton edhe shëndetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026