Ambasadorja e SHBA Yuri Kim: Pata nderin t’ia dorëzoja kryeministrit Rama një letër nga Trump

2 Tetor 2020 | 08:22

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim thotë se i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, një letër, të cilën ia ka dërguar vetë presidenti Donald Trump.  

Me një shënim në faqen zyrtare në “Twitter”, kryediplomatja amerikane nënvizon se shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka përgëzuar kryeministrin Rama për rolin dhe udhëheqësinë, që ky i fundit ka luajtur në Ballkanin Perendimor dhe Evropë.

“Pata nderin t’ia dorëzoja Kryeministrit Edi Rama një letër nga Presidentit Donald Trump duke falënderuar udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë; refuzimi i praktikave abuzive të Kinës; dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës si dhe Marrëveshjen e Abrahamit. #KrahPerKrah”, shkruan ambasadorja Kim. 

Ndërkohë, ishte vetë kryeministri Edi Rama që publikoi letrën e Trump në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Përmes kësaj letre, shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar Shqipërisë të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem dhe të dalë nga marrëveshja 17+1 me Kinën.

“Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni”, thuhet mes tjerash në letrën e Trump drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lexoni gjithashtu: 

Trump letër Ramës, i kërkon zhvendosje të ambasadës në Jerusalem dhe dalje nga marrëveshja me Kinën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026