Ambasadorja e SHBA Yuri Kim përshëndet betimin e Altin Binajt si anëtar në Gjykatën Kushtetueses
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur betimin e Altin Binajt para presidentit Ilir Meta si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Me një shënim në “twitter”, diplomatja amerikane ka përgëzuar kreu e shtetit për mundësimin e këtij hapi, të cilin znj. Kim e cilëson si hap pozitiv.
Ajo thotë më tej se bërja e Gjykatës Kushtetuese funksionale brenda 31 dhjetorit është brenda mundësive, dhe për këtë shton znj.Kim duhet bashkëpunim urgjent mes Presidencës, KED-së dhe Parlamentit.
“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamentit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Congratulations to Altin Binaj for giving his oath as the 5th judge of he Constitutional Court. Thank you, Pres @ilirmetazyrtar, for enabling this positive development. Functional CC by 12/31 is within reach, thanks to urgent action & cooperation by Presidency, JAC & Parliament. https://t.co/AiQfKs527g
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 22, 2020
Gjykata Kushtetuese aktualisht ka pesë anëtarë, ndërsa bërja funksionale e saj kërkon të paktën gjashtë të tillë. Radha për të zgjedhur anëtarin e gjashtë tashmë i takon Presidentit të Republikës, kurse pritshmëritë e SHBA-së dhe BE-së janë, që ky institucion, të ngrihet dhe të bëhet funksional brenda 31 dhjetorit 2020.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet sot për të përcaktuar emrat e kandidatëve të tjerë për Gjykatën Kushtetuese që do t’i dërgojë Presidentit të Republikës për miratim.
Në garë për plotësimin e vakancës së mbetur janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, pasi disa të tjerë janë skualifikuar nga gara për shkak se nuk plotësojnë kushtet ligjore.
KED-ja do të bëjë renditjen e këtyre dy kandidatëve në bazë të pikëve dhe më pas do të jetë kreu i shtetit, i cili do të përzgjedhë për t’i dhënë mandatin e gjyqtarit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta