Ambasadorja Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti, por të drejtën për votë të lirë

24 Prill 2021 | 12:56

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter, theksoi se SHBA nuk mbështesin asnjë parti politike, por të drejtën e shqiptarëve për të votuar të lirë e të sigurt.

“Takova kreun e PD, Lulzim Basha sot, njësoj siç kam takuar presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama gjatë 48 orëve të fundit.

E përsëris, ne nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por në mënyrë absolute ne mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë e të qetë”, shkruan ambasadorja amerikane.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, apeloi mbrëmjen e së premtes që të ndalohen thirrjet për dhunë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Apeli i saj ishte pasi Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje dy ditë më parë banorëve të qarkut Fier që “të mprehin sëpatat dhe sfurqet” dhe “të ngrihen në mbrojtje të votës”.

Presidenti Meta ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në një emision televiziv ku replikoi me mesazhin e Ambasadores duke theksuar se ajo “ka ndërhyrë boll herë në punët e brendshme të Shqipërisë” dhe se ajo nuk duhet “të marrë më në mbrojtje Edi Ramën”.

Më tej, Ambasada Amerikane, përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se do të jetë vigjilente në monitorimin e procesit të votimit gjatë ditës së nesërme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026