Ambasadorja Kim: Koha që shqiptarëve t’u kthehet besimi te drejtësia
“Reforma në drejtësi po jep rezultate dhe tashmë është koha që shqiptarëve t’u kthehet besimi te drejtësia,” – kështu u shpreh Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë një tryeze ku u paraqit strategjia se si do të vijojë reforma vitet e ardhshme.
Ambasadorja amerikane tha sa reforma nuk ka qenë e lehtë, “por tani po shohim rezultate”. Për këtë ajo iu referua procesit të vetingut ku tha se “shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar janë larguar tashmë nga detyra”.
Kim këmbënguli se “askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin” dhe se ky duhet të jetë mesazhi pas krijimit të strukturave të reja të drejtësisë si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion apo Byroja Kombëtare e Hetimit.
“Sikurse kemi parë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate. Vetingu ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokuror shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë, pavarësisht sa i fuqishëm mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin,” – u shpreh Kim.
Ambasadorja theksoi se ashtu sikurse është mbështetur nga administrata e Presidentit Obama, apo Presidentit Trump, reforma do të mbështetet në vijim edhe nga Presidenti Biden dhe ata që do ta pasojnë atë.
Ndërkohë për reformën foli për Euronews Albania edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf. Nga Korça, ku ishte për një vizitë me Kryetarin e Bashkisë Sotiraq Filo, Zingraf tha se nga reforma janë parë disa fryte, mirëpo “nevojitet ende punë që të ecë përpara”.
Që reforma të zhvillohet, ambasadori gjerman tha se institucionet përkatëse duhet të kenë qasje praktike dhe për këtë mirëpritet bashkëpunimi politik mes palëve.
Më 22 korrik 2016 Kuvendi miratoi me 140 vota ndryshimet kushtetuese që i dhanë nisjen reformës që do të shqyrtonte të gjithë zyrtarët e sistemit të drejtësisë. Prej asaj kohe, janë rishikuar mbi 30 ligje ndërsa janë ndryshuar Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave.
Nga ana tjetër në mbështetje të ekspertëve nga SHBA dhe BE, janë verifikuar rreth 420 gjyqtarë dhe prokurorë në procesin e njohur ndryshe edhe si “vetting”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të zyrtarëve të drejtësisë ka konfirmuar në detyrë 174 gjyqtarë e prokurorë, ndërsa 155 janë shkarkuar, 55 janë dorëhequr, ndaj 25 nuk është dhënë ende vendimi përfundimtar, 8 kanë marrë vendim për pushim procesi ndërsa 3 janë pezulluar për 1 vit nga detyra.
Aktualisht dhjetëra zyrtarë të drejtësisë mbeten në pritje të procesit të vetingut, ndërsa reforma mund të zgjasë deri në vitin 2025 me një kosto totale, që sipas strategjisë së hedhur për konsultim nga qeveria – kliko këtu për të shqyrtuar draftin e plotë – mund të shkojë 50-57 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta