Ambasadorja Kim komenton operacionin e SPAK dhe antimafias: Reforma në drejtësi po prodhon rezultate
Ambasadorja, Yuri Kim përmes një reagimi në Twitter ka komentuar operacionin e SPAK dhe antimafias, të cilin e ka konsideruar të suksesshëm.
Sipas saj pretendimi se reforma në drejtësi nuk po prodhon rezultate është i pavërtetë, ndërsa theksoi se operacioni i fundit është provë se pandëshkueshmëria po shkon drejt fundit.
1/2 Some claim/hope that justice reform has produced “nothing.” The truth is that it is producing more & more results that show impunity is ending. Look at today’s major action, which is just the latest blow against corrupt officials & organized crime. https://t.co/znSqXC2VOP
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 2, 2021
Ambasadorja Kim, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vijojnë mbështetjen për SPAK dhe BKH, ndërsa hetojnë ata që abuzojnë me postin dhe pasurohen padrejtësisht.
“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përkryer, por po ecën para dhe po jep rezultate,” – shkroi Kim në Twitter.
2/2 🇺🇸 will continue to support SPAK & NBI as they investigate & prosecute those who abuse their office or wrongly enrich themselves – while impoverishing 🇦🇱- thru criminal activity. Justice reform has not been easy, quick or perfect, but it’s moving forward & producing results. https://t.co/cyFkhxoXdO
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 2, 2021
Hetimet e autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, çuan në zbulimin dhe goditjen e katër grupeve kriminale të trafikut të drogës, kryesisht kanabis. Grupet deri në këtë fazë të hetimit rezultojnë se përbëheshin nga 38 persona, 10 prej të cilëve janë arrestuar më herët gjatë aksioneve të ndryshme.
Ndërkohë me vendim të SPAK janë ekzekutuar 28 urdhra ndalimi mes tyre edhe për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota dhe shefin e sektorit të trafiqeve në policinë e shtetit, Ilirjan Balla. Në arrest me burg janë lënë edhe Saimir Kurti, drejtor i zyrës së punës në Kavajë dhe 2 shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në vitin 2016, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadorja Kim takon hetuesit e rinj të BKH-së
- 27 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit fillojnë trajnimet në Itali
- Kreu i SPAK takim me prokurorë të Antimafias italiane, të pranishëm edhe përfaqësues të EUROJUST
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta