Ambasadorja Kim paralajmëron trafikantët e qenieve njerëzore: Do t’iu ndalohet hyrja në SHBA

17 Qershor 2021 | 11:10

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka organizuar ditën e sotme konferencën “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e pranishme në këtë konferencë u shpreh se urdhri ekzekutiv i presidentit Joe Biden prek edhe kategorinë e trafikantëve të qenieve njerëzore, të cilëve siç tha, do u ndalohet hyrja në SHBA dhe do t’u sekuestrohen pasuritë.

Presidenti Biden dhe sekretari amerikan i shtetit, Blinken, u shpreh ambasadorja Kim, e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë shqetësim për Amerikën dhe për të gjithë botën, ndaj urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan përfshin edhe këtë kategori personash.

“Duam të theksojmë rëndësinë e luftës kundër abuzimit me të drejtat e njeriut në Shqipëri, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore. Urdhri ekzekutiv i Biden për Ballkanin Perëndimor përfshin edhe luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe duam t’ua bëjmë të qartë atyre që janë përgjegjës për trafik të qenieve njerëzore; nëse trafikoni qenie njerëzore do t’ju ndalohen hyrja në SHBA, nëse ke vizë amerikane, nuk do të të hyjë në punë. Nëse trafikon qenie njerëzore, SHBA do të sekuestrojë pasurinë nëse vjen nga ky aktivitet”, tha ambasadorja Kim.

Në këtë konferencë morën pjesë kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco; zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko; ambasadorja suedeze kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Anna Ekstedt; përfaqësuesi i Posaçëm dhe Koordinatori i OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Valiant Richey; ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim; ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026