Yuri Kim përcakton prioritet reformën zgjedhore dhe territoriale: Duhet PD e fortë

24 Shtator 2021 | 17:21

Në takimin e parë pas vendimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi ish-kryeministrin Sali Berishën, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi se pozita e SHBA në marrëdhëniet me PD nuk ka për të ndryshuar.

Znj. Kim edhe pse foli për një moment të vështirë që po kalon PD pas përjashtimit të Berishës, shtoi se PD mund të dalë edhe më e fortë dhe SHBA të mund të bashkëpunojë sërish kur të rikthehet në pushtet.

“Siç e dini qeveria amerikane ka pasur një marrëdhënie shumë të fortë me PD që në fillim të saj. Ishim aty kur PD hipi në pushtet dhe shpresojmë të punojmë së bashku kur ajo të vij sërish në pushtet. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë e që lulëzon”, tha ambasadorja.

Ambasadorja e SHBA tha se tre prioritet ku duhet të jetë e fokusuar opozita janë reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe lufta kundër korrupsionit.

“Ka shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm. Është vërtetë thelbësore që PD është rikthyer në Parlament plotësisht. Ka veprime që duhen të ndërmerren për t’u siguruar që të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë identifikuar në raportin e OSBE/ODIHR. Ka gjithashtu punë që duhet bërë në reformën territoriale dhe në luftën kundër korrupsionit. E gjithë kjo kërkon një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën”, përfundoi znj. Kim.

Reforma territoriale është një nga çështjet që Basha ka rikthyer në vëmendje dhe e ka përcaktuar si një nga synimet kryesore të PD në Parlament. Reforma territoriale u miratua në vitin 2014 në mënyrë të njëanshme nga PS, pasi PD braktisi tryezën duke e ndarë vendin në 61 bashki. Opozita vazhdimisht ka shprehur kritika për ndarjen territoriale duke thënë se PS e ka bërë në favorin e saj elektoral për zgjedhjet lokale.

LEXONI GJITHASHTU:

Ambasadorja Kim: Kush e vendos SHBA kundër shqiptarëve, e ka gabim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026