Ambasadorja Kim takohet me Rudina Hajdarin: Respektoj luftën e saj parimore

14 Qershor 2020 | 17:45

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të diel një takim me deputeten Rudina Hajdari. Diplomatja amerikane shprehet se kanë diskutuar mbi sfidat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

“U takova me Rudina Hajdari, për të diskutuar drejtimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian si dhe për vendimin e saj strategjik për të mbështetur marrëveshjen e 5 majit për reformën zgjedhore, në mënyrë që Shqipëria të plotësojë kushtet e BE-së. Respektoj principet për të cilat ajo lufton, ndërsa mban parasysh pamjen e gjerë në mendje”, shkruan znj. Kim.

Rudina Hajdari është anëtare e Këshillit Politik, këshill që më 6 maj arriti një marrëveshje mbi pikat kryesore të reformës zgjedhore. Edhe pse, znj. Hajdari ishte kundër pasi nuk u plotësua asnjë prej kërkesave të saj për hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, sërish ajo e pranoi marrëveshjen, duke argumentuar se kështu nuk bllokohet integrimi në BE.

 

Lexoni gjithashtu:

Përçahet opozita parlamentare, bie numri për ndryshimin e Kushtetutës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026