Ambasadorja Kim takon hetuesit e rinj të BKH-së

1 Korrik 2021 | 12:32

Ambasadorja Yuri Kim, është takuar ditën e sotme me hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë në përfundim të trajnimit të tyre.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim vlerësoi punën e tyre si shumë të rëndësishme dhe të vështirë, ndërsa konsideroi të sigurt suksesin.

 Ambasadorja shprehu përmes shkrimit në faqen zyrtare se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbështesin fuqimisht hetuesit e BKH-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga ku 28 prej tyre kaluan fazën përfundimtare të garës

BKH, e cila plotëson strukturën e SPAK, nuk është ngritur ende për shkak të vonesave në përzgjedhjen e hetuesve, ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja, ka deklaruar më parë se ata do të jenë gati të nisin punën në muajin gusht, nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026