Ambasadorja Kim takon ministrin Çuçi: E kënaqur që ka urdhëruar hetimet mbi mënyrën e trajtimit të protestuesve

23 Dhjetor 2020 | 15:29

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm Bledi Çuçi.

Përmes një postimi në Twitter ambasadorja bën me dije se në takim ka shprehur kënaqësinë që nga ana e ministrit Çuçi janë urdhëruar hetime për mënyrën e trajtimit të protestuesve gjatë protestave të fundit që shoqëruan vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’, teksa shton se e drejta për të protestuar paqësisht duhet respektuar.

“Më erdhi mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar hetime mbi mënyrën e trajtimit të protestuesve. E drejta për protesta paqësore duhet respektuar. Diskutuam edhe lidhur me rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje.

Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin shqiptaro-amerikan në siguri dhe forcimin e shtetit ligjor”, shkruan ambasadorja Kim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026