Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës

26 Shkurt 2024 | 15:08

“Lufta e Rusisë nuk është vetëm luftë kundër Ukrainës, por edhe kundër botës demokratike, kundër vendeve të NATO-s”, ka thënë të hënën në Shkup ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larysa Dir në një tribunë kushtuar dyvjetorit të agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë.

Sipas saj, “mosndëshkimi i Kremlinit për krimet e kryera në Buça, Irpin, Mariupol, Izjum dhe Avdivka vetëm nxit krime shtesë”.

Ambasadorja ukrainase, Larysa Dir, i bëri thirrje Perëndimit që të vazhdojë me ndihmën për Ukrainën për përballje me agresionin rus.

“Ne kemi nevojë për armë për mbrojtje. Ne duhet të zgjerojmë koalicionet e mbrojtjes për të garantuar sigurinë. Është e nevojshme të forcohen sanksionet kundër Federatës Ruse dhe të zbatohen ato në mënyrë që të mos ketë financim indirekt të prodhimit të raketave që fluturojnë mbi kokat e ukrainasve dhe djegin tokën ukrainase”, theksoi ambasadorja Dir.

Duke dënuar agresionin rus, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se Shkupi mbetet i përkushtuar të bëjë gjithçka për të ndihmuar shtetin e Ukrainës.

“Lufta në Ukrainë është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë evropiane, rezultati i së cilës do të ndikojë në rendin, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare në vitet në vijim.

Kjo luftë do të tregojë nëse përdorimi i forcës do të bëhet parimi bazë që duhet të përcaktojë natyrën e marrëdhënieve ndërmjet shteteve në këtë shekull, apo do të mbetet në fuqi ajo që është shkruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara që shtetet anëtare janë të barabarta ndërmjet tyre, pavarësisht nëse janë të vogla apo të mëdha”, ka deklaruar Pendarovski.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026