Ambasadorja Yuri Kim përshëndet miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal për krimet zgjedhore

23 Dhjetor 2020 | 16:40

Në seancën e fundit plenare për 2020-n, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal për hetimin e krimeve zgjedhore, duke i vënë vulën të gjitha ndryshimeve në kuadër të reformës zgjedhore.

Kalimi i ndryshimeve nga Parlamenti është përshëndetur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Me një shënim në “twitter”, kryediplomatja thotë se SHBA-ja do të mbështesë një proces transparent, i cili garanton mbajtjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. 

“Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes s 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill”, shkruan ambasadorja Kim.

Ky ndryshim në Kodin Penal ishte një nga tetë ligjet e famshme që u vendosën në Këshillin Politik më 5 qershor përmes të cilave i jepen kompetenca SPAK-ut për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mbrojtje denoncuesve të krimeve në fjalë.

Lexoni gjithashtu:

Parlamenti miraton ndryshimet në Kodin Penal për hetimin e krimeve zgjedhore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026