Ambasadorja Kim: Qëndrojmë pranë Shqipërisë në luftën ndaj krimit të organizuar

24 Nëntor 2020 | 17:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë në krah të Shqipërisë në lutën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kështu bëri me dije ambasadorja Yuri Kim në fjalën e mbajtur në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara.

Ajo  theksoi mbështetjen e drejtëprëdrejtë për qeverinë dhe shoqërinbë civile me qëllim që të sigurohet qeverisje e mirë dhe sundim i shëndetshëm i ligjit.

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”, bëhet me dije përmes një postimi në rrjetet socilae nga ambasada.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026