Ambasadorja Yuri Kim reagon për deklaratën e kandidatit për deputet të PD-së

23 Prill 2021 | 11:54

Ambasadorja Yuri Kim, reagoi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Twitter ku u shpreh se ndihej mirë për faljen që kërkoi kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu.

Ajo sqaroi se ngjarja e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person dhe katër të plagosur, mes të cilëve dhe një efektive policie nuk duhet të përsëritet më.

Sipas Yuri Kim, personat që janë të armatosur dhe patrullojnë rrugët në emër të partive i përkasin të shkuarës që siç tha ambasadorja është një e shkuar e errët që duhet ta refuzojmë.

Kryesuesi i listës së PD-së në Dibër, Mziu gjatë një takimi elektoral deklaroi se qytetarët duhet të raportojnë te Strukturat e Mbrojtjes së Votës për çdo person të dyshimtë që lëviz në lagjet e tyre, teksa theksoi se nëse ka informacione për persona të tillë që tentojnë vjedhjen e votës, do ta pësojnë njësoj si në rastin e Elbasanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026