Ambasadorja Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të vijojë, ta bëjmë atë realitet

23 Qershor 2021 | 11:00

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se reforma në drejtësi duhet të vijojë dhe se duhet të bëhet realitet.

Gjatë konferencës së organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ku të pranishëm ishin edhe krerët e KLGJ dhe KLP, ajo tha se monitorimi i institucioneve të drejtësisë është esencial.

“Komiteti i Helsinkit ka monitoruar performancën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, u shpreh ambasadorja.

“Siç e kam thënë edhe më përpara, reforma në drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, nuk është e kollajtë, nuk ka për të qenë e përkryer. Por, ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe ne po ecim përpara dhe po e shikojmë hap pas hapi. Nganjëherë këto hapa janë të dhimbshëm, nganjëherë janë të vështirë, nganjëherë janë të bllokuar, por na duhet të lëvizim përpara”, shtoi ambasadorja.

Më herët, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në Facebook, theksoi se SHBA-ja mbështet përpjekjet e prokurorëve shqiptarë për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026