Ambasadorja Yuri Kim takon anëtarët e KPK: E mbështesim fuqimisht për hir të drejtësisë

28 Dhjetor 2020 | 14:25

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryediplomatja e SHBA me një shënim në rrjetin social “Twitter”. Ajo thekson se ka falënderuar këtë institucion për punën e bërë deri tani, pavarësisht vështirësive që ka hasur për shkak të pandemisë së Covid-19.

 Ambasadorja Yuri Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqimisht pavarësinë dhe integritetin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ”për hir të drejtësisë”. 

“Pata një takim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku folëm hapur mbi presionin dhe sfidat që iu duhet të përballojnë. I falënderova për punën këtë vit, që vazhdoi pavarësisht Covid. SHBA mbështet – madje këmbëngul për – pavarësinë dhe integritetin e KPK në emër të drejtësisë në Shqipëri”, shprehet ambasadorja Kim.

Kryediplomatja e SHBA ka qenë një zë aktiv në lidhje me zhvillimet e ndodhura në Shqipëri sa i përket fushës së drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.

Zonja Kim ka nxitur vazhdimisht autoritetet në Shqipëri për të bërë funksionale organin e Gjykatës Kushtetuese brenda 2020, gjë e cila ndodhi pak ditë më parë pas emërimit nga presidenti Meta të Përparim Kalos si anëtar i gjashtë i saj. 

Tashmë Gjykata Kushtetuese ka plotësuar kuorumin e saj prej gjashtë anëtarësh, ndërsa deri në kompletimin e saj të plotë duhet të zgjidhen edhe tre të tjerë.

Lexoni gjithashtu: 

Ekskluzive/ Ambasadorja Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese është funksionale, mos u shpërqendroni nga propaganda dhe konspiracionet

Meta dekreton anëtarin e 6-të, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale

Parlamenti voton me 96 vota pro anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese

Manjani: Rreziku që i kanoset Shqipërisë nga një Gjykatë Kushtetuese me 6 anëtarë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026