Amnisti për dorëzimin e armëve, Policia: E mirëpresim por të mos nisë gjatë zgjedhjeve dhe pandemisë

11 Nëntor 2020 | 16:48

Qeveria shqiptare pritet të hartojë një tjetër amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Propozimi erdhi nga socialisti, Xhemal Qefalia gjatë mbledhjes së komisionit të sigurisë. Ky propozim mori dhe pëlqimin e policisë por u sugjerua që zbatimi i amnistisë të mos nisë gjatë zgjedhjeve dhe pandemisë.

Një tjetër amnisti pritet të hartohet nga ana e qeverisë shqiptare që ka për qëllim dorëzimin vullnetar të armëve të zjarrit.

Ky propozim erdhi nga deputeti socialist, Xhemal Qefalia gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë në Komisionin e Sigurisë.

“A mendoni se duhet të insistojmë si parlamentar për të bërë një amnisti tjetër për dorëzimin vullnetar të armëve pasi rezultatet e amnistive të mëparshme thuajse kanë qenë inkurajuese dhe nëse mendoni po, zonja kryetare në cilën mundësi mendoni se mund të vendosim një amendament apo shtesë të tillë që të fillojë një amnisti tjetër për dorëzimin vullnetar duke bashkëpunuar dhe me autoritetet e pushtetit vendor,” – u shpreh Qefalia.

Hartimi i kësaj amnistie mori dhe pëlqimin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj. Ai tha se kjo çështje është një nga detyrimet që qeveria i ka caktuar Policisë së Shtetit për vitin 2021-2022 teksa sugjeroi që zbatimi të mos nisë gjatë periudhës zgjedhore apo pandemisë.

“Është një detyrim tashmë i përcaktuar dhe miratuar nga qeveria që brenda periudhës së vitit 2021-2022 të bëhet amnisti. Unë mendoj se duke qenë se vendi jonë do të ketë zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm por dhe për shkak të situatës së pandemisë nuk e gjej një klimë të përshtatshme,” – tha Dervishaj.

Që nga viti 1990 Shqipëria ka zbatuar tre amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve.

Amnistia e fundit e hartuar nga qeveria ishte në vitin 2017 e cila zgjati katër muaj dhe u dorëzuan 1604 armë zjarri e mijëra municione luftarake. Vetëm për periudhën janar-tetor të vitit 2020 Policia e Shtetit ka sekuestruar 235 armë zjarri pa leje si dhe municione luftarake.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026